Gazetari Hysni Gurra ka folur rreth arsyeve pse grupi i “alibashëve” nuk e duan Metën dhe Berishën.
Gurra nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ështe shprehur se përderisa këta duan të mirën e Tiranës duhet t’i turren edhe rilindjes dhe jo të bërtasin nga mëngjesi në darkë se nuk e duan Berishën dhe Metën e t’u imponojnë si të sillen me partitë e tyre.
“Pse nuk hapin një parti, ose të dalin me një kandidat të tyrin këta ‘hostenët’, po e duan këtë nga Berisha dhe Meta?
S’ka gjë më qesharake në botë se t’i kërkosh partive politike të bëhen jo politike, se kështu ua thotë mendja 10-100 vetave që e masin popullaritetin me ‘like\ facebooku.
Po ku është parë kjo? Partia politike ka rregullat e saj, ka skemat e saj. Po pse nuk i kërkojnë edhe rilindjes këta të dalë me kandidatë siç ua do qefi këtyre.
A duan të mirën e Tiranës dhe Shqipërisë këta?
Pse nuk i turren edhe rilindjes, edhe ajo parti politike shqiptare është? Edhe përmirësimi i asaj partie në funksion të së mirës së Shqipërisë shkon.
Këta bërtasin nga mëngjesi në mbrëmje nuk e duam Berishën dhe Metën, dhe kërkojnë t’iu imponohen atyre se si të sillen me partitë e tyre. E dinë këta se kush fiton e kush jo. Këta që nxorën faqe bardhë Lul Bashën dmth.
Po si është e mundur që asnjë nga kandidatët e Tiranës nuk e kontestoi rezultatin e primareve?! Bile Alimehmeti është thuajse në çdo takim me kandidatin fitues. Këta bërtit nga ana tjetër duam Alimehmetin.
Ai vetë po e tregon me gjendje e me veprim se ku është, jo këta, të duam ty
p.s- Për një gjë po më forcohet bindja, lali e ka ndier vërtetë lepurin gjallë në bark këto ditë, dhe sa ditë që vijnë edhe më shumë do ta ndiejë”, ka shkruajtur Gurra.