Gazetari “telendis” Top Channel/ “Ka rënë në rangun e Milaim Zekës”

0
314
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Ermal Mulosmani ka deklaruar se “Top Channel” ka rënë në nivelin e një personazhi si Milaim Zeka.

“Top Channel” duket se e ka kthyer Milaim Zekën në analistin e preferuar, pasi për tema të ndryshme jo vetëm politike, ftohet Milaim Zeka.

Me nota ironie, gazetari thotë se mund të pranojë dhe t’i falë “Top Channel” “Përputhen”, “Big Brother” dhe “Kepin”, pasi asgjë nuk është kaq vulgare sa Milaim Zeka dhe shprehjet e tij të neveritshme.

Milaim Zeka është analisti i preferuar i ‘Top Channel’. E ke në mëngjes, drekë, darkë, te politika, sporti, emisioni mjekut, Bagëti e Bujqësi, Ju flet Shqipëria; te lajmet, garderoba, klubi Topit… Kjo flet shumë për nivelin e këtij Televizioni këto ditë…

Ama po më pëlqen shumë mënyra sesi Milaimi po i përshtatet këtij rangu. Për të rritur nivelin ka futur në fjalorin  e tij fjalën e mrekullueshme elitare ‘prapanicë’.

Brenda 4-5 minutash ka thënë mbi 5 herë fjalinë monumentale ‘Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po e kruajnë fort prapanicën me bashkësinë ndërkombëtare’.

Unë ia fal ‘Topit’ edhe ‘Përputhen’ edhe ‘Big Brotherin’ edhe ‘Kepin’. Asgjë nuk është kaq vulgare sa Milaimi dhe shprehjet e tij të neveritshme.

Në Kosovë kanë mendue e ka fjalën për Prapashticën, njëfarë katundi i lavdishëm…”, shkruan gazetari Mulosmani.

Zjarr Tv Ad