Gazetari tregon historinë e ambasadorit shqiptar: Di 19 gjuhë, e thirrën në OKB të përkthente diplomatët sovjetikë se nuk i merrnin vesh

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Ilir Kadia ka ndarë një foto me mikun e tij Zef Simoni, ambasador i Shqipërisë në OKB dhe tregon një histori të veçantë të tij. Ai thotë se Simoni di 19 gjuhë të huaja dhe sot në ditën e përkthyesit, e ka telefonuar për ta uruar.

Kadia tregon një episod kur Zef Simoni ishte ambasador në OKB dhe gjatë një mbledhje në Gjenevë me ambasadorët e ish-republikave sovjetike, i ishte kërkuar t’i përkthente pasi nuk po merrej vesh asnjë fjalë e tyre.

Shkruan Ilir Kadia:

Gëzuar, o Krenari Shqiptare!

Zef Simoni,një nga miqtë e mij më të mirë në jetë, po shkon 90 vjeç!

-Zef, sot është dita e përkthyesit! A është e vërtetë se ti di 19 gjuhë?!

-Po pakësohen! Tani edhe në shqip zorem me e gjetë fjalën!-më përgjigjet Zefi me humor nga ana tjetër e telefonit. Gjuha e humorit është gjuha që Zefi njeh më mirë nga të 19 gjuhët e botës që ai zotëron.

Prej miqësisë shumë vjeçare unë di histori të shumta të Zefit që pa lejen e tij i kam bërë publike. Po që meqë sot është dita e përkthyesit po rrëfej mbledhjen e ambasadorëve të OKB-së në Gjenevë. Zefi ishte ambasadori i Shqipërisë. Çoheshin me rradhë ambasadorët e ish republikave Sovjetike që mbarojnë me “stan” dhe nuk u merrej vesh asnjë fjalë  nga anglishtja.

Kryetari i seancës kërkoi ndihmën e Zefit. Shkoi Zefi sipas rradhës pranë ambasadorit të Kirkizstanit, Uzbekistanit, Tartaristanit…dhe u kërkonte të flisnin në turqisht a rusisht a cilëndo gjuhë tjetër që t’a kishin më lehtë! Pastaj Zefi përkthente për Asamblenë e OKB në anglisht!

Zef, o Njeri i Mënçur e i Urtë, o Krenari Shqiptare :Gëzuar Ditën tënde!

Zjarr Tv Ad