Gazetari tregon kush e “hodhi” lajmin për Bashën President: Për të treguar se ai është ende në lojë

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Poli Hoxha thotë se lajmin për Bashën president e ka hedhur vetë ish-kryetari i PD. Arsyeja për këtë shprehet ai, është për të treguar se Lulzim Basha është akoma në lojë dhe është i fuqishëm.

“Në dijeni time lajmin për Bashën president e ka hedhur Basha vetë ose mbështetësit e tij në grahmat e fundit që ishte. Kjo ka një kuptim për të treguar se ai është akoma në lojë dhe është i fuqishëm. Kjo gjë i ka interesuar edhe grupit të Sali Berishës për ta përdorur.

Këtë historie mbylli Edi Rama që ka votat. Unë nuk besoj se Basha ka qenë ndonjëherë në lojë. Rithemelimit i ka interesuar këto kohë për të thënë se Basha është i shitur tek Edi Rama dhe ai do ta bëjë president.

Për mua ishte një gjë qesharake sepse ishte hedhur për ushqim. Rama vetë e ka mbyllur sot si emër edhe pse çështja nuk ka të bëjë me emrin. Rama ndoshta do të dalë dhe të thotë se ai u përpoq, por ata nuk duan dhe më pas do të zgjedhë ashtu sikurse është nisur vetë duke zgjedhur një femër p.sh. opozita nuk mund të nxjerrë një lider shteti kur nuk po nxjerrin një lider për veten”, tha gazetari në Ora News.

Zjarr Tv Ad