Gazetaria flet me Emra: Ja cilët politikan mund të arrestohen në 2023 nga SPAK

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Fatjona Mejdini është shprehur mbrëmjen e sotme se drejtësia në vendin tonë ka çuar prapa hekurave disa politikanë të lartë. Kjo, sipas saj, ka ndodhur për gjëra simbolike, më të vogla se ato që mendojnë qytetarët.

“Drejtësia luan me simbolikën. Po të shikojmë, edhe arrestimet që janë bërë në vendin tonë, zakonisht akuzat që ata i kanë çuar pas hekurave, kanë qenë gjëra simbolike. Kanë qenë gjëra të vogla nga ajo që mendohet. Është shumë e rëndësishme sepse drejtësia flet shumë me simbolikë. Dhe çfarë do të thotë kjo?

Nëse arreston një ish-ministër dhe e vendos atë pas hekurave, unë mendoj se kjo flet shumë dhe për të gjithë ata ministra që duhet të mendojnë se në një moment duhet të kenë të njëjtin fat. Po flasim për një njeri të fuqishëm politik, sikurse ishte Lefter Koka.

Sot kemi qenë Alqi Bllakon pas hekurave. Çfarë u themi ne atyre nëpunësve atje, çfarë sinjali u japim. U themi kujdes me ato që firmosni sepse do të vijë momenti që ju do të mbaheni përgjegjës për korrupsionin që mbase ju nuk e keni bërë. Unë mendoj që të gjithë duhet t’i tremben drejtësisë. Do të më dukej çudi nëse do të kishte ndonjë politikan që nuk do të jetë trembur”, tha ajo në Top Story.

Më tej, Fatjona Mejdini përmendi disa çështje për të cilat po heton Prokuroria Speciale. Ajo përmendi në emision dosjen e inceneratorëve, akuzat ndaj Ilir Metës dhe atë për familjarë të Sali Berishës, dosja e kompleksit “Partizani”.

“Janë shumë çështje në fakt. Inceneratorët është një çështje e pambyllur, e cila gjithnjë mund të tërheqë figura të larta të mazhorancës që ne kemi në pushtet. Kemi akuza për ish-presidentit dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta për korrupsion.

Nëse do të arrijnë të provohen, është fatale për të. Kemi akuza për familjarë të zotit Sali Berisha. Kemi çështjen ‘Partizani’ që po hetohet aktualisht nga SPAK. Do të jetë domethënëse për drejtësinë dhe reformën në drejtësi”, përmbylli Mejdini.

Zjarr Tv Ad