Gazetarja Anila Hoxha tregon historinë e mësuesit shqiptar: Pamundësia ekonomike e çoi drejt trafikut të drogës

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Anila Hoxha ka risjellë në vëmendje historinë e mësuesit shqiptar, Kristjan Zefi, i cili u arrestua në Angli brenda një shtëpi kanabisi. Në një rrëfim për “Vetting”, Anila Hoxha thotë se Zefi ishte mësues fiskulture, por e la Shqipërinë duke u rekrutuar nga grupet kriminale pasi nuk kishte mundësi ekonomike. Sipas gazetares, zgjidhja e vetme e mësuesit ka qenë futja në këtë rrugë, pasi si nuk mundi t’ia dilte dot me faturat që kishte duke pasur të ardhur vetëm rrogën si mësues.

 “Një nga rastet që mua më ka ngelur në mendje dhe më ka goditur që u inkriminua nga një grup kriminal është rasti i një profesori, një shtetasi të quajtur KristjanZefi, i cili e la Shqipërinë duke u larguar nga grupet kriminale, ai nuk kishte mundësi ekonomike, nuk ja doli dot mbanë, në Shqipëri ai ishte një profesor i fiskulturës dhe sikurse se ai raportoi sikurse kur u pyet në Britaninë e Madhe ai tha se nuk mundi t’ia dilte dot mbanë me të gjitha faturat dhe për këtë arsye nisi rrugëtimin e paligjshëm edhe me plot shpresë drejt Britanisë së Madhe.

Kur ai mbërriti në Britaninë e Madhe ai u rekrutua menjëherë për të qenë një nga këto skllevërit e shtëpive të hashashit, ai u kthye në një kujdestar të bimës narkotike. Kur policia britanike hyri në shtëpinë e hashashit për të kryer operacionin e radhës tentoi të largohej përmes çatisë së shtëpisë, pra kishte bërë një rrugë kalimi të tillë dhe në fund ai tregoi gjithçka se si ishte rekrutuar. Ky është rasti tipik se si kur mungon shpresa dhe kur nuk ke asnjë mundësi në vendin tënd je i ekspozuar për tu blerë nga dhjetra grupe kriminale”.

Kristian Zefi, u vu në pranga në Londër dhe u dënua me 8 muaj burg nga drejtësia angleze për trafik kanabisi. I riu është vënë në pranga teksa ndodhej në një banesë dhe kujdesej për më shumë se 500 bimë kanabis. Zefi kishte hyrë në Britani në mënyrë klandestine dhe në momentin që u pikas nga policia është përpjekur të arratiset.

Ai është hedhur nga dritarja e godinës ku ndodhej dhe ka kaluar në një tjetër ndërtesë. Por kjo e fundit ishte gjithashtu e rrethuar nga policia, e për rrjedhojë 28-vjeçari nuk kishte ku të shkonte. 28-vjeçari ka humbur edhe të atin në kohën që ishte në paraburgim.

Zjarr Tv Ad