Gazetarja Beti Njuma komenton sahatin të mbuluar me tullumbace: Spektakël i pështirë, zorrët në fyt nga kjo trushpëlarje…

0
1037
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës, ka vendosur që të dekorojë kullën e Sahatit, me tullumbace të kuqe në formë zemrash. Kjo ka ndodhur për shkak të ditës së Shën Valentinit, e njohur si dita e të dashuruarve.

Por, gazetarja Beti Njuma, këtë përpjekje të Bashkisë së Tiranës me dekorimin e Sahatit, e sheh si një “spektakël të pështirë”, si një “trushpëlarje” për qytetarët e Tiranës, pasi, siç thotë ajo, tashmë Sahati është “varrosur”, me kullën që po i ndërtohet mby krye.

Në fakt Kulla e Sahatit dita ditës, po humb sa më shumë ngrihet pak metra pas saj një Kullë shumëkatëshe, për të cilën ka dhënë leje pikërisht Bashkia e Tiranës.

“Ata që s’patën Zemër dhe e varrosën Kullën e Sahatit, pasi i bënë atë që s’thuhet, tani po na e mbulojnë me tullumbace Valentini simbolin e Kryeqytetit.
Mjaft me këtë spektakël të pështirë!
Qytetarëve të Tiranës u kanë ardhur zorrët në fyt nga kjo trushpëlarje që u bëjnë orë e çast!” ka shkruar gazetarja Beti Njuma.

Zjarr Tv Ad