Gazetarja Anduena Llabani iu drejtua ish-deputetit Klevis Balliu në “Now me Erla Mëhillin” duke i thënë se ka një listë të re me non grata që do të vijë nga ambasada britanike dhe aty është i përfshirë dhe ai.
Ky i fundit mori lajmin me sportivitet duke i buzëqeshur gazetares e cila e bindur tha që shumë shpejt lista do të bëhet publike.
“I vetmi presion i SPAK-ut është faktori ndërkombëtar. Ti sot në SPAK ke struktura të reja që janë ngritur me vendet partnere europiane, bashkëpunim, shkëmbim informacioni, janë ngritur grupe të reja, s’ka qenë më parë kjo gjë. Ti ke ambasadën amerikane që ka koordinatorët e saj pranë SPAK dhe kërkon informacion për të gjitha çështjet që kanë lidhje me personat që janë shpallur në listën e zezë. Meqë ra fjala, ka fjalë që jeni dhe ju zoti Klevis në një listë të re që do të vijë shumë shpejt nga ambasada britanike. Ka një listë të re që pritet të vijë nga ambasada britanike, ku flitet që ka emra biznesmenësh, politikanësh dhe tani u kujtova zoti Balliu që aty dëgjova dhe mbiemrin tuaj,” – u shpreh Llabani.