Gazment Bardhi i përgjigjet Komisionit të Rithemelimit: Protestën në oborrin e PD e thërret vetëm ai që ka humbur arsyen nga një hall i madh

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit të për protestën që pritet të mbahet në 8 Janar në selinë e PD-së.

Sipas Bardhit, vetëm dikush që ka humbur arsyen nga një hall i madh mund të thërrasë protestë kundër lyerjes së godinës së PD-së, teksa shton se rreziku për bunkerizimin e PD-së vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Ka vetëm një rrezik për bunkerizimin e PD. Ai nuk vjen as nga adezivët me logon e PD, as nga risistemimi i disa ambjenteve të punës për sekretariatin e PD. Rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat. Histeria me brava dhe blinda është një histori e dështuar dhe qesharake. Quhet mjerim kolektiv! Njësoj si qëllimi i të ashtuquajturës protestë kombëtare, ku demokratët ftohen të protestojnë kundër Partisë Demokratike!

Protesta kombëtare kundër lyerjes së godinës së PD, në oborrin e PD, mund të thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyejen nga një hall i madh. Kjo nuk u shërben demokratëve, por i shërben vetëm Edi Ramës, dhe është vijim i talljes disa mujore me demokratët dhe sakrificën e tyre.

Zjarr Tv Ad