Gazment Bardhi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania hodhi insinuata se Lulzim Basha fut media dhe njerëz që të shkruajnë kundër tij.
Ai deklaroi se luftën e ka me Edi Ramën dhe nuk ka në plan të merret me askënd tjetër, por në rast se duan të hedhin baltë mbi të, ai do i përgjigjet baltës me të vërteta. Bardhi foli për “frena njerëzore” pasi kishte qenë për shumë kohë bashkëpunëtorë i Bashës, por disa herë paralajmëroj se “di shumë” dhe se “është sistematik në informacion”.
“Kam një lloj frenimi në aspektin njerëzor ndaj Lulzim Bashës sepse kam qenë bashkëpunëtori i tij më i ngushtë. A e mbështes në këtë rrugë që ka hyrë? Jo nuk e mbështes.
Mendoj që është një rrugë e gabuar, mendoj që është një rrugë që e dëmton Partinë Demokratike të Shqipërisë, dëmton interesat e demokratëve
Baltën unë e përball me të vërteta të cilat për momentin i mbaj të fshehta dhe s’ka lidhje me kartë rezervë, por ka lidhje me objektivin. Objektivi im dhe beteja ime është me Edi Ramën.
Nëse dikush ka betejë me mua, të mos fshihet pas shkrimeve të rreme, të cilat unë e di se kush i shkruan. Të dalë me zë dhe me figurë që të kem unë mundësi t’i përball me të vërtetat.
Të gjithë e dinë se unë jam sistematik në mbledhjen e informacionit…”, deklaroi Bardhi.
Por menjëherë pas kësaj deklarate të mbushur plot me mesazhe të koduara analisti në studio, Lorenc Vangjeli, i shfaqur i skandalizuar i tha Bardhit se ai “po e kërcënon dhe po e shantazhin hapur Lulzim Bashën. Pavarësisht tërheqjes dhe sikletit që përfshiu Bardhin duke mohuar se po bënte shantazh, mesazhet e koduara, “Kujdes unë di shumë”, mbetën!/ Alfapress.al