Gazment Bardhi reagon pas deklaratave kërcënuese të Bashës: Keqardhje për tronditjen

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit që Lulzim Basha ka bërë në drejtim të tij duke u fshehur pas një faqeje webi (pd.al), ku Bardhi parajamërohet se do ketë fatin e të tjerëve, përjashtimin, nëse i bëhet pengesë Lulit në pengmarrjen e simboleve të Partisë Demokratike.

Bardhi në një postim në Twitter e ka quajtur hubje qetësie përpjekjet e Bashës dhe grupit të tij për ta delegjitimuar atë si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së së vulës. Pretendimet e grupit të Bashës Bardhi i ka hedhur poshtë duke publikuar procesverbalin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.

Reagimi i Gazment Bardhit:

”Dy standartet janë shenjë humbje qetësie! Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e kam thirrur bazuar në nenin 46 pika 4 e Statutit të PD. Mbledhja online parashikohet nga Rregullorja e KK dhe është aplikuar nga vetë kolegët. Më poshtë procesverbali përkatës. Keqardhje për tronditjen!”

Zjarr Tv Ad