Genc Sejko “thumbon” keq Ndrecën: Del çdo ditë në TV dhe flet për çdo gjë, vetëm për tenderin 25 milion euro nuk ka dijeni

0
8662
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e shtunë, SPAK arrestoi 8 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për abuzime me tenderin 25 milion eurosh për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit. Tenderi ishte shumë abuziv ku një uniformë polici kushtonte 2800 euro dhe vetem kapelja kishte koston e 350 eurove.

Plarent Ndreca mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, kur u nënshkrua tenderi për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit me vlerën mbi 2.8 miliardë lekë. Por në një deklaratë ditën e sotme, shkruante se nuk ka pasur dijeni për aferën në fjalë.

Ndreca është edhe analist dhe ftohet në studio televizive për të dhënë opinionet e tij. Pikërisht këtë gjë ka vendosur ta ironizojë genc sejko i cili përmes një postimi në Facebook shkruan:

Plarent Ndreca del çdo ditë në studio televizive dhe analizon me detaj çdo ngjarje që ndodh. Ka folur për zgjedhjet, kushtetutën, presidentin, opozitën, rendin etj. Për 25 milion eurot e tenderit nuk di gjë ama.

Zjarr Tv Ad