Georgia Meloni betohet para presidentit! E para grua që merr “frerët” e ekzekutivit italian

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria Italiane është betuar sot. Giorgia Meloni dhe ministrat e saj janë betuar se do të mbrojnë Kushtetutën përpara presidentit Mattarella. Ky është ekzekutivi i parë italian i kryesuar nga një grua. Një qeveri e nisur në kohë rekord që do të funksionojë menjëherë.

Giorgia Meloni bëhet zyrtarisht kryeministrja e parë grua e Italisë, ja emrat e qeverisë së re dhe lëvizja e saj e rrezikshme që po trazon politikën në Romë

Kryeministrja e re dhe 24 ministrat e kabinetit të saj janë betuar përpara presidentit Sergio Matarella.

Dje, më 21 tetor, Meloni dhe partnerët e saj të koalicionit, Silvio Berlusconi, lideri i “Forza Italia” dhe Matteo Salvini, kreu i partisë kundër emigracionit “Lega Nord”, u takuan me presidentin italian Sergio Mattarella në pallatin presidencial, i cili pranoi listën e ministrave të kabinetit të ardhshëm qeveritar. Pas takimit Meloni u tha gazetarëve se koalicioni i tregoi presidentit se ajo ishte gati të merrte mandatin për të qeverisur.

Liderja e partisë së ekstremit të djathtë Fratelli D’Italia, Giorgia Meloni ka fituar zgjedhjet e 25 shtatorit në Itali. Pjesmarrja në votime ka qenë rreth 64,67% e italianëve që kanë të drejtë vote. Meloni është kryeministrja e parë femër e Italisë dhe për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, vendi do të ketë një lider të ekstremit të djathtë. Gouseppe Conte arriti të ndalojë rënien e partisë së tij pasi Pesë Yjet kanë fituar 15% të votave. Një nga surprizat e mëdha ishte shfaqja e dobët e partisë së Ligës së Matteo Salvinit, e cila mori vetëm 9%, sipas rezultateve të fundit. Presidenti i Forza Italia, Silvio Berlusconi, kthehet në Senat pasi ish-kryeministri në fakt fitoi në zonën njëdeputetëshe të Monzas me 50.31%.

Zjarr Tv Ad