“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shtyrë seanca e sotme për ish-ministrin, Fatmir Mediu, për çështjen “Gërdeci.

Sot pritej të dëshmonin disa persona, ndërsa shkak për shtyerjen e seancës është bërë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të Mediut, Henrik Ligori dhe Ardian Visha

Seanca e radhës është caktuar në datën 30 nëntor. Kujtojmë që gjykata i caktoi mediut dhe një avokat kryesisht, përkatësisht Artan Simonin.

Në shtator, Mediu kërkoi gjykim të zakonshëm për çështjen, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar, çka do të thotë se për Gërdecin do të niste një gjyq nga e para.

Gjykata nuk ka pranuar listën e dëshmitarëve që u paraqitën nga avokatët e Mediut por vetëm dëshmitarët e Prokurorisë.

Zjarr Tv Ad