“Grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit menstrual”- Gazetarja kundër Erion Braçes: Deklaratë populiste! Periodat nuk janë sëmundje

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar pak ditë më parë gjatë një mbledhje komisionin ku po diskutohej buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit menstrual.

Gjatë fjalës së tij, Braçe u shpreh se ato duhet të marrin raport dhe të bëjnë pushime të paguara nga buxheti i shtetit, deklaratë kjo e cila ka sjellë reagime të shumta në publik.

Gazetarja Dasara Karaiskaj, e ka cilësuar “populist” Braçen pas deklaratës së tij. Ajo është shprehur se periudha e ciklit menstrual në botë nuk konsiderohet sëmundje.

Sipas saj, ka vajza që e ndjejnë ciklin dy ditë e ka të tjera që mund të bëjnë palestër ndërkohë që janë me perioda sepse s’kanë asnjë shqetësim.

“Nuk jam dakord që i cilëson menstruacionet si sëmundje, nuk janë sëmundje. Ndryshon nga një grua tek tjetra, njëra ka probleme dy ditë, njëra se ka probleme dhe bën palestër.

Për sa kohë as bota nuk e konsideron sëmundje, shkenca nuk thotë që një grua me menstruacione është e sëmurë do të thotë që në kuadër të populizmit që ndonjëherë karakterizon Erionin ka shkuar përpara duke e quajtur dhe sëmundje, kështu që unë filloj që këtu të jem kundër”, është shprehur Karaiskaj në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” .

Deklarata e Erion Braçes në komision:

“A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit, si periudhë sëmundjeje dhe e paguar. Raport i paguar nga buxheti i shtetit sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë.

Nuk kushton shumë dhe duhet kalkuluar, të përfshihet në iniciativat e ministrisë. E dyta, a ka mundësi që higjienën sanitare të grave dhe vajzave për ciklin ta përjashtojmë nga tatimi mbi vlerën e shtuar sepse nuk kushton asgjë buxhetit të shtetit.

S’po kërkoj që ta paguajë qeveria, por minimumi të përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Nga kaq shumë gra që kemi në qeveri do të gjejmë mirëkuptimin tek ministri i financave që ta bëjmë këtë gjë për të ndihmuar sa më shumë gratë e vajzat në këtë vend”, tha Erion Braçe.

Zjarr Tv Ad