Në fushë gjithçka shkon në mënyrën më të mirë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë në për atë që ndodh në zyrat e klubit të Milanit. Drejtuesit kuqezi janë të impenjuar për rinovimin e kontratave të disa prej yjeve të skuadrës. Prioritet absolut është rinovimi i Gigio Donnarumma, por palët janë ende shumë larg.I konsideruar si portieri më i mirë I botës, ai kërkon një trajtim financiar si i tillë. Super menaxheri i tij Mino Riola pretendon 10 milion euro në sezon, ndërsa nuk ndan të njëjtin mendim Milani. “Djalli” ofron një kontratë të re 5-vjeçare me 7 milion euro në sezon, duke vendosur si bonuese 1 milion euro për kualifikimin në Champions dhe 1 milion tjetër për titullin kampion. Pavarësisht ndasive, dëshira e të dy palëve është të vazhdojnë bashkëpunimin dhe kjo mund t’i afrojë në gjetjen e marrëveshjes, në një kohë që klube të tjerë të mëdhenj dhe të pasur qëndrojnë në pritje.
Krejt e ndryshme është situta me Hakan Calhanoglu. Mesfushori turk është bindur nga oferta e re e Milanit dhe firma në kontratën e re është çështje ditësh.
Gigio Donnarumma,në dilemë për rinovimin e kontratës
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...