Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Vajza e së moshuares që u rrah në Shtëpinë e Pleqve në Pejë ka folur sot para protestuesve në Gjakovë. Ajo ka kërkuar drejtësi për këtë rast, teksa ka thënë se nëna e saj ka prapa të gjithë protestuesit.
“Ju kisha lutur që të ketë drejtësi, të vetëdijësohen të gjitha institucionet se mama ka shkuar atje për një kujdes më të mirë, sepse ka pasur nevojë për një kujdes mjekësor, për një përkrahje dhe neve na ka pasur mbrapa. Mama nuk ka vetëm Zhanetën, Milotin dhe Taulantin. Unë, ajo që pashë sot, është se mama ju paska krejt juve”, ka thënë ajo.
Protesta në fjalë është organizuar nga Shoqata “Krimet e Luftës – Gjakova 1998 – 1999”.
Tri infermiereve të dyshuara për rastin ndërkaq u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.