Gjashtë kandidatë në garë për kreun e ri të KMSH

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të shtunën e 5 marsit mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Janë 6 kandidatë që do të garojnë, ndër të cilët bie në sy rikandidimi i Skënder Bruçajt, dhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Pjesë e votimit janë 12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit, 35 myftinj si edhe anëtarët nga shoqëria civile.

Në ditën e fundit të aplikimit gjashtë janë kandidatët për të marrë postin e kreut të ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar, në zgjedhjet që do të mbahen në datën 5 Mars.

Në garë për të marrë mandatin 5-vjeçar, përveç kreut aktual Skënder Bruçaj, janë edhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Gëzim Abdishahi, Inspektori i Xhamive në KMSH, Islam Hoxha, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH, Gramoz Blliku, Myftiu i Lushnjës dhe Bujar Spahiu, Nënkryetar i KMSH.

Kryetari i ri do të zgjidhet me votë të fshehtë nga 12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile. Gjatë ditës së shtunë pritet të shpallet edhe fituesi.

Zgjedhja e drejtuesit të ri të komunitetit Mysliman pritet të pasohet edhe me përfundimin e punimeve të Xhamisë së Namazgjasë në vjeshtë të këtij viti.

Kandidatët

Skënder Bruçaj – Kreu i KMSH-së

Ylli Gurra – Myftiu i Tiranës

Gëzim Abdishahi – Inspektori i Xhamive në KMSH

Islam Hoxha – Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së

Gramoz Blliku – Myftiu i Lushnjës

Bujar Spahiu – Nënkryetar i KMSH-së

Zjarr Tv Ad