Gjashtëmbëdhjetë persona marrin pasaportën shqiptare, Veliaj: Interesimi sa vjen e rritet, ka edhe qytetarë nga Indonezia

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj në një ceremoni zyrtare të betimit në Bashkinë e Tiranës, ka mirëpritur 16 persona, që do të marrin pasaportën shqiptare. Veliaj, në fjalën e tij, deklaroi se “interesimi për t’u bërë shtetas shqiptarë sa vjen e rritet nga qytetarë nga e mbarë bota, që nga vendet pranë nesh deri nga Siria, Palestina e Indonezia”.

Kreu i bashkisë së kryeqytetit tha se Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe se askush nuk e kishte menduar se do kishte qytetarë nga vende të huaja, që do shprehnin interesim për t’u bërë nënshtetas të vendit tonë.

Veliaj bëri thirrje për promovim sa më të madh të vlerave të vendit dhe të kombit shqiptar.

“Është kthyer në modë që të shajmë veten, shajmë Tiranën dhe Shqipërinë. Nuk mund ta shajmë vendin tonë, sepse është flamuri ynë. Në demokraci ka debate, por një ditë ka debate për votë e më pas duhet punuar që vendi të ecë përpara. Do kemi qytetarë që janë me origjinë nga Palestina, nga Venezuela, Siria dhe Indonezia, ata e dinë që kanë probleme në shtetet nga vijnë, por nuk e shajnë vendin e tyre. Nuk ndodh, sepse njerëzit thonë se ky është vendi ynë, është oda jonë. Çdo javë 20 të rinj bëhen shtetas të Shqipërisë.

Kush do e mendonte se 30 vjet pas demokracisë, në Shqipëri do kishte persona që duan të bëhen shtetas shqiptarë, sepse ne punojmë përditë për ta bërë vendin tonë, një vend më të mirë. Çdo komb ka probleme, por nuk bën që ta shajmë kombin tonë, por të promovojmë çdo gjë të mirë që kemi. Ne jemi në paqe dhe duhet të punojmë që të jemi një vend gjithmonë e më i mirë”, deklaroi Veliaj.

Burimi: Panorama.al

Zjarr Tv Ad