“Gjatë kryerjes së detyrave të mia do të qëndroj besnik…”- Betohet para presidentit Bajram Begaj anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Ilir Toska është betuar ditën e sotme para presidentit të vendit Bajram Begaj.

Në njoftim thuhet se pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Toska është betuar me dorën mbi kushtetutë.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti Begaj i uroi suksese zoti Ilir Toska, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja  e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, zv. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Sokol Binaj, Këshilltari  Ligjor Rezident i OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Constantine Soupios si dhe kreu i Sektorit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë Alexis Hupin si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Zjarr Tv Ad