Mediu për fitoren e Koalicionit të Djathtë: Marrëdhëniet tona me Italinë, vlera të jashtëzakonshme

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu iu është bashkuar reagimeve për fitoren në zgjedhje të koalicionit të djathtë në Itali.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Mediu uroi Georgia Melonin për fitoren.

REAGIMI I MEDIUT

Urime për fitoren në zgjedhje Georgia Meloni kryetare e Partisë Fratelli d’Italia

🔹Georgia Meloni është gjithashtu Presidente e ECR(European Conservative and Reformist) e grupit konservator në Parlamentin Europian ku Partia Republikane shqiptare është anëtare me të drejta të plota.

🔹Mrdhëniet tona me Italinë kanë një vlerë të jashtëzako shme si në planin bilateral, por dhe si aleatë në NATO dhe në procesin e antarësimit në BE.

🔹Shqiptarët që jetojnë në Itali janë pjesë e rëndësishme në shoqërinë Italiane, por dhe marrëdhëniet më konkrete për të siguruar cdo nevojë të diasporës shqiptare në Itali, mundësinë që të marrin pjesë dhe të zgjidhen në Shqipëri duhet të jenë angazhim i yni me qeverinë Italiane të Georgia Melonit.

Zjarr Tv Ad