“Vendim me lidhje të dyshimta”- Berisha për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif”: Rama zbaton urdhërat e verbëra të Erdogan

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”, duke kërkuar që gjimnazistët dhe qytetarët e Tiranës të dalin në mbështetje të protestës që kanë nisur nxënësit e kolegjit turk privat.

Sali Berisha:

Sot dua të dënoj dhe një herë me ashpërsinë më të madhe qendrimin cinik, të ulët, të Ramës ndaj shkollave, arsimit privat në Shqipëri.

Ky vasal i shpifur i Erdoganit, presidentit të Turqisë, që e konsideron Shqipërinë si një vend ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash, xhamish, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe histori 26 vjecare në Shqipëri të kolegjit Mehmet Akif.

Në traditën e tij që është gënjeshtra, Rama tha se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij me avionin e të cilit udhëton e ka si taksi, ka blerë godinën.

Gënjeshtar kongenital, i lindur, po të na thotë pak kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, cfarë kishe me kopshtin që mbylle?

A mundet një kryeministër të bëjë betejë me 255 parashkollorë? A e di ky njeri se ata vogëlushë ditën pas cerdhes familjare e kalonin në këtë çerdhe me njëri tjetrin?

Mësonin, këndonin. Gënjeshtar i lindur që për të zbatuar urdhërat e verbëra të presidentit të Turqisë, shkel cdo kod etik dhe moral në vendin e tij.

Unë u bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës, të bashkohen me nxënësit e kolegjit ‘Mehmet Akif’, u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën e tyre se kjo përbën shkelje flagrante të lirisë së shkollimit në këtë vend.

Ky është një vendim i marrë jashtë Shqipërie, i turpshëm, një vendim që ka në bazë lidhje jashtëzakonisht të sëmura dhe të dyshimta.

Si mundet kryetari i qeverisë së një vendi me urdhër të një presidenti të një vendi tjetër tu vërë celësin shkollave dhe kopshteve të vendit?

E dënoj me forcën më të madhe këtë vendim anti demokratik dhe anti shqiptar të një njeriu. E kam lehtë të them të kapur nga Sinan Idrizi, por jo, Sinan Idrizi është vetëm një pion në këtë skenar të turpshëm.

Zjarr Tv Ad