Gjekmarkaj: Basha ka me vete aq njerëz sa grumbullohen në një fejesë

0
416
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tha se ish-Kryeministri Sali Berisha është një faktor në rradhët e opozitës dhe këtë e provoi edhe 14 maji ku kandidatët e mbështetur prej tij morën 500 mijë vota.

Gjekmarkaj tha se nuk mund të ketë zgjidhje pa Sali Berishën, por nuk ka as fitore me Sali Berishën, pasi 500 mijë votat, nuk mjaftojnë që PD të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 2025-ës. Sipas tij, ndihma e Berishës mund të jetë ajo përmes këshillave, jo e një lideri që udhëheq, pasi këtë e pamë edhe në 14 maj, kur një pjesë e konsiderushme e demokratëve qëndruan larg kutive të votimit.

Në studion e News24, Gjekmarkaj ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga grupimi i deputetëve të PD-së që po kërkojnë një bashkim të demokratëve, por shtoi se bashkimi nuk mjafton, për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Lidhur me rikthimin e Lulzim Bashës, deputeti dmeokrat tha se ai po synon të marrë leckat e fundit të Partisë Demokratike zyrtare.

“Basha ka me vete aq njerëz sa grumbullohen në një fejesë. Në PD duhet një grupim që të jetë mes palëve, në mënyrë që të shkohet drejt një bashkimi. Rikthimi i Bashës është një interes personal i tij që nuk i shërben askujt tjetër”, tha Gjekmarkaj.

Duke analizuar PD-në, deputeti demokrat tha se Berisha ka një fuqi elektorale, edhe kur ishte në hije, ka qenë violinë e parë, ndërsa Lulzim Basha ka një mbështetje minimaliste.

“Basha po synon të mbetet në politikë me lëvizjen e tij, thjesht po mendon ti shërbejë vetes dhe asgjë më shumë. Ai mund të jepte një kontribut duke lënë mënjanë egon dhe ambicien personale”, tha Gjekmarkaj.

Lidhur me mbledhjen e Këshillit Kombëtar, deputeti e konsideroi atë të çuditshme, që synonte të krijonte legjitimitet nga hiçi.

“Nëse do të monitorojmë me kamera procesin e 29 korrikut, do të shikoni se votat që do të gjehen në kuti për Bashën do të jetë një shifër qesharake. Nuk ka as struktura, as mbështetje, ka përjashtuar cilindo që e kundërshton. Monitoroni procesin dhe do e shikoni”, tha Gjekmarkaj.

Sipas tij, ajo që po ndodh me opozitën që kioskëzimi i saj, që nuk i shërben asnjë demokrati, asnjë shqiptari, që kanë pritshmëri të tjera.

“Nuk mendoj se Basha është një faktor i rëndësishëm elektoral në Shqipëri, por është penalizues fakti që mban logon dhe siglën. Po mban peng ri-organizimin e PD, mban peng që PD për herë të parë në 32 vite të mund të bënte një proces real zgjedhor, po dëshpëron njerëzit”, tha Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad