Gjekmarkaj: Mes jush zoti Basha dhe Berishës ju zgjedh juve! Por nuk mjafton! Le të mbetet ‘topi’ te SB-ja

0
460
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka mbajtur një fjalim emocional në mbledhjen e grupit të PD-së, ku i ka thënë Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, do të zgjidhte të parin, por kjo nuk mjafton për të rifituar besimin e demokratëve.

Gjekmarkaj ka kërkuar që drejtimi i PD-së të mos i jepet as Bashës dhe as Berishës, dhe nëse ky i fundit rizgjidhet si kryetar, ai do të largohej edhe nga anëtarësia e PD-së jo vetëm nga pozita e deputetit.

Fjala e Gjekmarkajt në mbledhjen e grupit:

I nderuar Zoti Kryetar! Të nderuar kolegë,

Kjo mbledhje ka vlerë historike se do merren vendime të pazakonta per këtë parti ! Unë jam natyrë emotive më shumë sesa racionale po këtë nuk ja njoh vetes per defekt!

Ndaj mora pergjeqsinë time dhe u dorehoqa. Unë ende besoj shume që në krye të PD nuk duhet të jetë një person “non gratta” ! Nuk kam asgje personale me Sali Berishen por ende besoj që Berishizmi nuk mund të jetë e ardhmja.Në krye të PD nuk mund të jetë “non gratta”.Nëse kjo ditë vjen që edhe mund të ndodhe , unë nuk do jem me pjese e ketij grupi dhe anetar i kesaj Partie. Unë ju rri deklaratave dhe qendrimeve të mia.Dikush me quan “delirant” po pune e madhe, dikush gezohet po prape pune e madhe!

Në keto muaj kanë ndodhur ngjarje  shume por personalisht kete debat që ka ndodhur në PD e quaj emancipues jo vetem per PD po edhe per Shqiperine. Nuk kam patur ndonje pengese per te folur e thene cfare mendoj e per kete ju falenderoj. Po kaq ju falenderoj per cfare keni bërë keto 9 vite per PD qe mua nuk me mjafton, qe ketij grupi nuk i mjafton, dhe as ju nuk ju mjafton.

Personalisht duke e konsideruar veten kulturalisht katolik reflektoj në vazhdimesi dhe ju falenderoj me mirnjohje per mbeshtetjen që me keni dhenë. Po kaq gjera të shemtuara kanë ndodhur keto dite . Nga koleget u fotografova me koleget ne parlament. U bera target. Une skam asnje mandat negocimi e as po bej te tille, une skam pretendime per lider, zevendes lider apo çerek lider. Ju me foltoren do bashkoheni, me ata negocioni por target beni mua.Agron Gjekmarkaj ku sheh ne sy , nuk me keni rival në asgje. Nuk kam asnje ambicje apo pretendim.

Zjarr Tv Ad