Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka sulmuar kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit përfundoi në spital ditën e djeshme, gjatë protestës së opozitës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mziu shkruan se Gjekmarkaj është me fat që është gjallë, pasi sipas tij, ai nuk ka shtyllë kurrizore.
Kujtojmë se Gjekmarkaj ditën e djeshme ra pa ndjenja teksa merrte pjesë në protestën e opozitës.
Ai u ndihmua nga protestuesit dhe më pas u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në spital, Gjekmarkajn e vizitoi edhe kreu i opozitës, Sali Berisha, i cili hodhi akuza të rënda ndaj policëve, që sipas tij, e kanë dhunuar deputetin demokrat.