Gjekmarkaj shkruan fjalët e ndjera për Bardhyl London: Do ta lëmë një karrige bosh duke të pritur…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogu dhe nën kryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Bardhyl Londo.

Përmes një postimi në “Facebook”, Gjekmarkaj i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të shkrimtarit, duke theksuar se me ikjen e tij ka lënë një dhimbje të madhe pas.

Postimi i plotë:

Bardhyl Londo iku lart në qiell tek poezitë e veta !

Iku duke lënë pas dhimbje të madhe për vajzat dhe familjaret , iku duke mos i pranuar lutjet tona për të qendruar ! Nga shtëpia e kultures shqiptare njëri prej bijve të saj madheshtore u largua per në ” Itake” ! ike Uliks i koheve të veshtira. Kryqi ishte shënja e letersisë së tij ! Nga Kryqi vime tek ai shkojmë na e pat mesuar këtë gjë të gjithve! Jeta e zakonshme ajo tokesorja me gjasë nuk i dukej më e mjaftueshme dhe zgjodhi tjetren atë të pafundmen të perjetshmen. Kujtimet janë ato që kthehen në trashegimi , munduese e të bukura ! Munduese se na vënë perballe mungeses tënde mik i dashur e të bukura se shumë na dhe nga vetja , nga shpirti dhe fjala jote ! Sivellau yt Pjeter Bogdani pat thënë “veshur me diell e mbathur me hënë” ! Ashtu po e merr ti sot rrugen e ameshimit ! Por ne do ti rrime lojes së jetes deri ne fund ! Do ta lëmë një karrige bosh më tavolinë duke të pritur, po edhe goten do ta mbushim  , librin hapur gjithëaq e as romuzet nuk do ti kursejme, me Markun , Paridin , Gentin  e të tjere ! Po edhe në “kroniken e veres” që me ty hapej gjithmone do të kthehesh ! Nuk qeshim ne pa ty. Njeri -tjetrin do pyesim po Londo do vijë?! Të pritem tek spitali me makinat ndezur po per herë të parë na le pa pergjigje !

Ti na e le amanetin por nuk vdesesh asnjehere se syte tanë indiferentë nuk do jenë kurrë mbi poezinë tënde! Shqiperia gezohet që të pat dhe ajo të qan sot që i iken qoftë edhe për një ditë!

AMANETI I POETIT

Nëse sytë e tu do qëndrojnë të menduar mbi këto vargje, unë do të shoh një ëndërr të bukur. Nëse sytë e tu do të dridhen sadopak nga këto vargje, unë i gjithi do të kumboj si një kitarë deri në agim.

Po nëse sytë e tu do të kalojnë indiferente mbi këto vargje, atëherë unë do të kem vdekur…

Mos harro të vish në varrim.

Zjarr Tv Ad