Gjeloshaj: Shqiptarët 2 mandate në Mal të Zi, me punë të mbrojmë interesat kombëtarë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i partisë Alternativa Shqiptare në Mal të Zi Nik Gjeloshaj, tha se partitë shqiptare, me punë duhet të mbrojnë interesat kombëtarë të shqiptarëve.

Ai u shpreh se subjektetet shqiptare kanë fituar 11,163 vota, që përkthehen në dy mandate deputetësh.

Përmes një postimi në Facebook, Gjeloshaj shkruan se kjo dëshmon angazhimin për të mbrojtur interest kombëtarë.

Gjeloshaj uron koalicionin shqiptar për rezultatin e arritur dhe i fton për bashkëpunim.

Postimi i Gjeloshajt në Facebook

Të nderuar qytetarë,

Subjektet shqiptare në nivel shteti kanë fituar 11,163 vota, apo dy deputet! Krahasuar me vitin 2016, ne kemi rritje të votave, nga një në dy deputet.

Kjo dëshmon angazhimin tonë të sinqert për të mbrojtur interesat kombëtare vetëm përmes subjekteve nacionale!

Me këtë rast dua të uroj koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur dhe po ashtu i ftoj për bashkëpunim dhe bashkëveprim!

Partitë shqiptare DUHET me punë të përbashkët të gjëjnë rrugën më të mirë për mbrojtjen e interesave kombëtare!

Sinqerisht,

Nik Gjeloshaj

Zjarr Tv Ad