Gjergj Hani: PD të distancohet nga Bardhi për shkelje të statuti dhe cënim të marrëdhënieve me SHBA-të

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për të Përndjekurit në Partinë Demokratike, Gjergj Hani, ka reaguar fortë ndaj lëvizjeve të fundit të Gazmend Bardhit.

Reagimi i Hanit vjen pas distancimit të hapur të SHBA dhe BE nga ky grup dhe e quan lëvizjen Bardhi jo vetëm sabotuese të PD, por edhe si rrezik kombëtarë.

Reagimi i plotë:

Rasti i Gazment Bardhit, dhe i atyre që e pasojnë, nuk është më një rast i cënimeve të interesave politike të PDSH-se. Ky është një rast flagrant i cënimit të interesave kombëtare, pasi cënon të tashmen e të ardhmen e interesave të shqiptarëve që e gjejnë veten të përfaqësuar nga PDSH, pasi vë në rrezik marrëdhëniet tona me aleatin tonë strategjik, SHBA-të.

Cënimi i këtyre interesave parashikohet qartësisht në Statutin e PDSH, në preambulën e këtij Statuti dhe në Nenin 1 gërma g, nenin 3 gërma f, Neni 13 paragrafi 2, Neni 24 gërma c, dhe Neni 27 paragrafi 1.

Deklarata e Ambasadës së SHBA-ve dhe BE-së, ishte një mesazh i qartë në adresë të këtij individi dhe atyre që e pasojnë. Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të distancohet sa më parë nga aktet e këtyre individëve, që mundohen të përligjin ekzistencën politike të non gratave, e që vënë në diskutim interesat kombëtare. Statuti i PDSH-së parashikon dhe hapat e nevojshëm për këtë distancim që duhet të vijë sa më shpejt e sa më prerë.

Zjarr Tv Ad