Gjergj Luca jep lajmin e madh për Shqiptarët: Pararojë e plotësimit të standardeve të hyrjes së Shqipërisë në BE

0
815
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Sipërmarrësi Gjergj Luca ndan një lajm të mirë për të gjithë peshkatarët shqiptarë dhe vetë industrinë e peshkimit. Ai thotë se sektori i peshkimit ka marrë pikët maksimale në kapitujt që Shqipëria dorëzon për çeljen e negociatave në BE.





“Miqtë e mi, ju do thoni çfarë na duhen ne këto pikë dhe këto fjalë. Këto pikë dhe gjithë kjo performancë e peshkimit janë dhe përkthehen në fonde, që ata njerëz do të ndihmojnë dhe do zhvillojnë ato sektorë që janë pararojë.





Pra, do përkthehet në investime, do përkthehet në vende pune, do të përkthehet në anije të reja, do përkthehet në fabrika të reja, do të përkthehet në “turnover”.





Sepse ne kemi thënë që duhet të jemi konkurrent të vëllezërve tanë në bujqësi”, thotë ndër të tjera Gjergj Luca.





Zjarr Tv Ad