“Gjermanët dolën të shokuar sepse s’e prisnin”, Rama komunikon njoftimin e rëndësishëm: U rrudhën në fytyrë sepse…

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme po zhvillohet aktiviteti informues i mbylljes së sporteleve të shërbimeve publike dhe kalimi i tyre online me qëllim përmirësimin e shërbimit të administratës publike ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Në lidhje me këtë, kryeministri Rama thotë se në datën 1 Maj do të nisë një epokë e re e shërbimeve pa sportele.

“Ishte e paimagjinueshme që Gjermania të njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë të cilat buronin nga një proces i pagjurmueshëm. Ka pasur leje drejtimi që janë dhënë në mënyrë të parregullt, kjo e bënte të pamundur që Gjermania të njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë.

Mua më kujtohet kur e kam ngritur këtë çështje për herë të parë që ishte kërkesë insistuese atyre shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Rreshti i palës gjermane i rrudh në fytyrë sepse ishte kërkesë e pakonceptueshme për to se si mund Shqipëria të ishte e barabartë në këtë.

Ka qenë krenaria ime kur inspektimi i Gjermanëve ishte pozitiv. Gjermanët dolën të shokuar sepse nuk e prisnin atë realitet të transformuar rrënjësisht. Vetëm përmes dogjitalizimit është realizuar.

Më 30 prill s’ka më sportele në Shqipëri. Kjo do funksionojë edhe pse në fillim mund të ketë shqetësime e ngërçe”.

Zjarr Tv Ad