Gjermanët i japin “lamtumirën” Merkelit në mënyrën më të veçantë, krijojnë ëmbëlsirën me fytyrën e “gruas së hekurt”

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas 16 vitesh në krye të Gjermanisë, kancelarja Angela Merkel do të heqë dorë nga detyra e saj pas disa ditësh.

Të gjithë në Gjermani kanë filluar që të zgjedhin mënyra të veçanta për ti dhënë lamtumirë kancelares.

Një prodhues ëmbëlsirash ka krijuar një ëmbëlsirë me fytyrën e Angela Merkes, ëmbëlisrë e cila është pëlqyer dhe ka tërhequr një vëmendje të madhe.

“Është një suvenir për përkrahësit ose kundërshtarët, e Angela Merkel e cila po përfundon shërbimin e saj. Dhe kështu ne shpresojmë që ndonjë do ta vendosë këtë suvenir në shtëpi,” tha Thomas Zuber, menaxheri i Odenëaelder Marzipan në shtetin e Bavarisë në Gjermaninë jugperëndimore. Ne i kemi bërë ato që të zgjasin për dy vjet, kështu që njerëzit mund të zgjasin kohën e Merkel për dy vite të tjera,” shtoi Zuber duke qeshur. Zonja Merkel është një prodhim special për ne. Ne do të prodhojmë rreth 500 copë,”  tha ai.

Ditën e djeshme kancelarja Angela Merkel ndodhej në Shqipëri ku zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, atë të Kosovës Albin Kurti dhe më pas me atë të Maqedonisë ësë Veriut, Zoran Zaev.

Zjarr Tv Ad