Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macro gjatë një takimi të zhvilluar në Berlin, kanë treguar vendosmëri në përballimin e pandemisë së koronavirusit. Dy lidërët botërorë po punojnë mbi një projekt për të nxjerrë ekonominë europiane nga kriza, pavarësisht se po hasin në një rezistencë të ashpër nga disa vende anëtare.“Me e rëndësishme është për mua që ne në fund të dalim nga debati me një instrument të fortë,” tha politikania e CDU. Presidenti francez kërkoi që një marrëveshje për programin të arrihet që në korrik.” Kjo është përparësia jonë kryesore.” Macron tha se në qendër do të jenë grante për buxhetin, sepse huatë dhe kreditë rritin vetëm borxhin e shteteve marrëse.Në muajin maj Merkel dhe Macron propozuan një fond ndihme prej 500 miliardë eurosh për ta nxjerrë ekonominë evropiane nga kriza. Shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen më pas paraqiti një plan rindërtimi të financuar nga borxhet me një vëllim prej 750 miliardë eurosh.500 miliardë euro nga kjo do të jepen si grante dhe 250 miliardë si kredi për vendet e BE-së. Plani është duke u negociuar së bashku me kornizën financiare shtatë vjeçare të BE-së, për të cilën Komisioni po synon 1.1 trilion euro.Por projekti i dy liderëve është kundërshtuar në radhët e anëtarëve të BE- së.Austria, Holanda, Suedia dhe Danimarka, të ashtuquajturat “katër kursimtaret”, janë kundër granteve që nuk duhet të paguhen.Megjithatë një vendim mund të merret në samitin e BE në Bruksel në mes të muajit korriku.
Gjermania dhe Franca në unitet për përballimin e pandemisë
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...