Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol! Këtë e konfirmon letra e kancelares gjermane Angela Merkel drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj. Nëpërmjet një postimi në facebook kryeministri i Kosovës shkruan se mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin e pozitës ne arenën ndërkombëtare. Kancelarja Angela Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit. Kosova synon të pranohet më 20 nëntor të këtij viti kur mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpolit.