Zjarr masiv në SHBA, mijëra të evakuar

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zjarri i madh u shkaktua në luginën Santa Rose, në perëndim të Simi Valley pranë Newbury Park. Autoritetet e Qarkut Ventura kanë ndërhyrë dhe po bëjnë të mundur vënien e flakëve nën kontroll duke zvogëluar shpejtësinë e zjarrit por ererat e forta favorizojne zjarrin. Deri më tani sipas ABC7, janë evakuar 1200 familje në zonat e Camarillo Springs dhe Dos Vientos dhe jane djegur 20.000 hekta. Zjarri, që filloi të enjten pranë Camp Creek, është favorizuar nga erërat e forta dhe pyje të thata. Autoritetet thanë se ka raporte të pakonfirmuara për viktima. “Kemi marrë raporte për disa viktima,”-tha për gazetarët shefi i qarkut Butte Kory Honea. “Por këto raporte nuk janë verifikuar ende.” Camp Fire ka djegur 20.000 hektarë deri të enjten pasdite, sipas kohës lokale. Erërat me shpejtësi 80 km/h bënë që zjarri të përhapet me shpejtësi vetëm në disa orë dhe banorët u detyruan të braktisinin makinat e të largoheshin në këmbë për të shpëtuar.

 

Zjarr Tv Ad