Gjesti i rivales në fushatë për Durrësin, habit Carën: Unë nuk do guxoja kurrë..!

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Unë nuk do guxoja kurrë siç nuk e kam bërë, të përmend familjarë të rivalët e mi, aq më tepër nënën’, kështu është shprehur kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Durrësin Igli Cara i cili ka komentuar fushatën elektorale të rivales së tij Emirjana Sako, pasi kjo e fundit përfshiu familjarët e Carës. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Cara tha:

“Unë nuk kam thënë asnjë fjalë për këtë status, por mendova si ka mundësi që një zonjë që është dhe nënë, shkon në atë pikë sa të përmendë nënën e kundërshtarit. E kuptoj që mund të jetë në siklet por është veprim i ulët. Unë nuk do guxoja kurrë siç nuk e kam bërë, të përmend familjarë të rivalët e mi, aq më tepër nënën. Zoti e faltë se të përmendësh nënën e kundërshtarit është nga aktet më të rënda”, tha Cara.

Zjarr Tv Ad