Gjigantët e këpucëve i bëjnë thirrje Trump t’i japë fund luftës tregtare

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa nga firmat më të mëdha të këpucëve në botë po i bëjnë thirrje Donald Trump që t’i japë fund luftës tregtare me Kinën. Firmat  paralajmërojnë për një efekt “katastrofik” ndaj konsumatorëve.

Letra e nënshkruar nga 173 kompani, përfshirë Nike dhe Adidas, thotë se vendimi i presidentit për të rritur tarifat e importit do të ndikojë në klasën punëtore.

Gjithashtu paralajmërojnë se tarifat më të larta kërcënojnë të ardhmen e disa bizneseve.

Trump është shprehur se deficiti tregtar me Kinën dëmton ekonominë amerikane.

Presidenti amerikan rriti taksat për importet kineze me vlerë 157.3 miliardë dollarë në SHBA nga 10% në 25%, më shumë se një javë pasi Washington dhe Pekini nuk arritën një marrëveshje mbi tregtinë.

Kina u hakmarrë duke njoftuar planet për të rritur taksat mbi 60 miliardë dollarë importe amerikane nga 1 qershori.

Firmat që nënshkruan letrën, përfshirë Clarks, Dr Martens dhe Converse, thanë se ndërsa tarifat mesatare amerikane të këpucëve janë 11.3%, në disa raste mund të arrijnë deri në 67.5%.

“Ka ardhur koha ta mbyllim këtë luftë tregtare,”-thanë firmat.

Kur rriti tarifat më parë këtë muaj, Trump u tha kompanive se mund të reduktojnë kostot duke zhvendosur prodhimin në SHBA.

 

Zjarr Tv Ad