Gjiknuri bashkëbisedim me votuesit: Bashkohuni me PS

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi në Elbasan një bashkëbisedim me votuesit për herë të parë. Ai u bëri thirrje vajzave dhe djemve të këtij qyteti jo vetëm që të votojnë PS, por dhe të bëhen pjesë e kësaj force politike.

Gjiknuri nënvizoi se PS është partia e vetme që përfaqësohet me më shumë të rinj e të reja në të gjitha nivelet e qeverisjes, ndërsa shtoi se pjesëmarrja e të rinjve në politikë me vizionin dhe energjitë e reja fillohet nga vota e cila ka shumë peshë.

Postimi i tij:

Zgjedhjet vendore janë vendi kur ia vlen të dalësh e të votosh për herë të parë. Voton për qytetin tënd, voton për atë që do ta administrojë më mirë qytetin tënd që është njëkohësisht dhe jeta jote. Prandaj them, pjesëmarrja juaj me votë, nëse vërtet do të ndryshosh diçka apo të vërë në peshore gjërat që janë bërë, ja vlen të dalësh në votime. Unë them që është moment i mirë t’i bashkoheni Partisë Socialiste, por le ta fillojmë nga një provë. Votoni për Partinë Socialiste dhe më besoni që shumë shpejt një pjesë e juaja do të bëhet pjesë e rrugëtimit tonë. Ndryshimi i Elbasanit do jetë krenaria juaj.

Zjarr Tv Ad