Gjiknuri në Gjermani, takon sekretarin e Shtetit për bashkëpunim ekonomik

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ndodhet në Gjermani, ku ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Niels Annen.

Gjiknuri me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se me Annen kanë folur për bashëpunimin dypalësh si dhe për mbështetjen e Gjermanisë, zhvillimet e brendshme dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale.

Mëngjes pune me Niels Annen, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik. Folëm për bashkëpunimin dypalësh, mbështetjen e Gjermanisë, zhvillimet e brendshme dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale. Na siguroi se Gjermania mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të vazhdojë të japë kontribut themelor në procesin e integrimit rajonal duke mbështetur nëpërmjet mekanizmave të BE dhe ato bilateriale investimet që synojnë ndërlidhjen rajonale” shkruan Gjiknuri.

Zjarr Tv Ad