U mor në pyetje nga SPAK, reagon Zef Hila: S’ka procedim penal ndaj meje, u thirra si person në dijeni

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila ka reaguar pasi ditën e sotme u paraqit në ambiemtet e SPAK. Hila me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se nuk ka asnjë procedim penal ndaj tij dhe se ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Ai tha se ka të bëjë me një çështje që është në proces, teksa tha se nuk mund të jepte më shumë për shkak se çështja është ende më hetim.

Postimi i plotë i Zef Hilës:

Pasi u njoha me disa publikime ne media që lidhen me emrin tim,dua te sqaroj opinionin publik se :

Nuk ka asnjë proçedim penal ndaj meje.

Sot u paraqita pranë SPAK-ut në cilsinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Kjo, lidhur me një çështje që është në proces. Nuk mund të jap detaje për sa shpjegova në respekt te ligjit, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.

Unë si deputet i Partisë demokratike do të vazhdoj misionin tim në mbështje dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Zjarr Tv Ad