Gjiknuri: PD s’ka ditur të luajë me taktikat elektorale

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore në radhët e socialistëve, Damian Gjiknuri, është shprehur se PD nuk ka ditur të luajë me taktikat elektorale, në mënyrë që të maksimizonin votën.

Komentet Gjiknuri i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se opozita mund të hynte e gjitha në bllok në zgjedhje, për të maksimizuar votën në vitin 2021.

Ai shtoi se nuk mund të kërkohet ndryshim i sistemit zgjedhor sa herë që opozita bën gabime taktike që i shkaktojnë humbje të votave.

“Po sikur të futet edhe vota e diasporës, të implementohet dhe të votojnë ata nëpër qarqe? Mund të kemi prap barazi vote përsa i përket termit për një mandat. Pra ne flasim gjithmonë për atë ç’ka njohim, por nga pikëpamja e alokimit të mandateve sistemi është proporcional.

Sistemi rajonal, se çfarë thanë qytetarët… Mbase neve na pëlqen që gjithçka të zhvillohet në Tiranë, por ka njerëz që duan që gjithçka të lidhet me territorin. Me sistem proporcional kombëtar ty do të ngelen trevat pa përfaqësuar sepse nuk ka votë, s’ka përfaqësi. Gjithçka është taktika elektorale.

Opozita nuk ka ditur të veprojnë mirë me taktikat elektorale dhe kanë pësuar nga gabimet strategjike që japin pasoja. Pra gabimi jot nuk mund të korrigjohet sepse thua ti unë bëra një gabim të madh. Thatë 48 %, e tha drejt Alibeaj. Sot dëgjova unioni opozitar. Unioni të hyjë si bllok dhe të maksimizojë votën. Të shikojmë shifrat në 2021”, tha Gjiknuri.

Zjarr Tv Ad