Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luisit është krisur pasi këngëtari i rrëfeu se është i sëmurë, por nga analizat e produksionit doli që ai ishte në gjendje shëndetësore të mirë.
Pas kësaj situate, Kiara e zhgënjyer i kërkoi që ta linte të qetë pasi nuk mund ta besonte gënjeshtrën që i kishte thënë. Në lidhje me këtë Luis ka bërë një deklaratë, ku ka thënë se nëse nuk do të dalë nga shtëpia e BBV2 të shunën do të heq dorë nga Kiara.
Këtë deklaratë këngëtari e ka bërë te banorja e re Nita.
“Këtë e di veç Kiara dhe për mua aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, por po kalova të shtunën unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurrente, si një vajzë në punë të saj, as do i flas as do merrem, meqë kjo është dëshira e saj. Unë do e lë dhe do kthehem nga këta, por do kthehem me tan ça kam, me zemër me trup me gjithçka” tha Luisi.