“Gjithçka ishte e mirëmenduar”/ Rudina Hajdari për sulmin ndaj Berishës: Isha aty pranë, mund të kishte pasur…

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka dënuar dhunën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës së opozitës, ditën e djeshme.

Hajdari është shprehur se dhuna ishte e organizuar dhe e mirëmenduar dhe sipas saj, ishte një episod që i interesonte Edi Ramës dhe maxhorancës. Ajo shtoi se Rama kërkonte ta nxirrte opozitën përballë liderëve të BE-së si një grup të dhunshëm.

Sipas Hajdarit, këto metoda Rama i përdor për të dekurajuar opozitën dhe për të nxitur dhunë, duke e quajtur absurd një inskenim të mundshëm nga ana e ish-kryeministrit.

Policia merr vendimin për agresorin Gert Shehu, zbardhet njoftimi i rëndësishëm

Grushti ndaj Berishës/ TRONDIT gazetari: Gerti Shehun tentuan ta qëllonin me thikë…
“Nuk besoj që kjo ishte thjesht një rastësi. Mënyra se si agresori iu drejtua doktor Berishës, mënyra sesi ai e qëlloi, dukej se gjithçka ishte e mirëmenduar. I vetmi njeri që kishte interes për këtë rast, ishte maxhoranca dhe Edi Rama. Ai kërkon të shesë te qytetarët se gjithçka në Shqipëri është një lule. Opozita po proteston se nuk është dakord me zhvillimet. Rama përdor dhunë pasi ka për qëllim të anatemojë opozitën dhe të ulë rolin e saj. Kam qenë aty dhe jam afruar pranë në momentin që Berisha sapo ishte qëlluar. Ishte një situatë rrënqethëse, mund të kishte pasur pasoja shumë më të mëdha. Ishte guximi i tij, qetësia e tij, fakti që Berisha doli vetë në podium për t’i komunikuar protestuesve që ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Protesta ishte ashtu siç duhej pavarësisht këtij sulmi apo provokimi dhe unë jam shumë krenare për këtë. Të pretendosh se Berisha në moshën që ka të pretendojë një lloj goditje të tillë, që dukej edhe aq e pabesueshme, është absurd. Unë isha në protest kur ka dalë ajo letër që tregonte se agresori kishte problemet e tij mendore. Nuk u prit fare fare, qoftë nga letra, qoftë nga serioziteti i maxhorancës, përfaqësues të lartë të ministrive. Disa madje thanë për kë bëhet fjalë për kryetarin e Partisë së Lirisë? Domethënë bënin sikur nuk e dinin për kë bëhej fjalë. Mënyrën sesi ata donin ta dekurajonin protestën e opozitës dhe Ramës i interesonte që ta nxirrte opozitën përpara ndërkombëtarëve si një grup të dhunshëm. Opozita e vlerësoi Samitin dhe pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve në Tiranë”, u shpreh Hajdari, për News 24.

Zjarr Tv Ad