Gjobat për thyerjen e masave/ Meta paralajmërim të fortë: Mos të më detyrojnë të bëj thirrje tjetër….

0
543
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë konferencës me gazetarët, Presidenti Ilir Meta ka komentuar gjobat për thyerjen e masave anti-ccvid, duke i kërkuar Policisë së Shtetit që të mos përdoret nga politika qeverisëse. Më tej kreu i shtetit nënvizoi se mund ta procedojnë kur të duan, por paralajmëroi se mund ta thërrasë sërish popullin siç ndodhi më 2 mars, por fuqia e tyre tha Meta është në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ushtari i parë i Republikës dhe student i dhjetorit. Policët e dinë mirë që i respektoj dhe i bëj thirrje që të mos keqpërdoren nga politika. Kjo është një çështje tjetër, jo për këtu, por shqiptarët nuk ka më njeri për t’i nxjerrë nga rruga e demokracisë.

Duan të më procedojnë mua, kur të duan. Po mos i procedoj unë ata me gjithë popullin shqiptar. Me 2 mars i kurseva, mos të më detyrojnë të bëj thirrje tjetër. Thirrja është të gjithë në votime, them që fuqia e tyre është në zgjedhje. Është e ardhmja, dinjiteti, sovraniteti. Them referendum sepse nuk janë zgjedhje normale. Njëra palë kërkon të frikësojë ndërkohë që duhet të vërë gjoba se përse përmbytet Vlora e Durrësit.

Trafikun e keni parë në Tiranë. Lashë një takim me njërin që vinte nga Lapraka për gjysmë ore, erdhi pas 2 orësh. Populli të votojë i lirë dhe i qetë. Një qytetar që nuk voton nuk ka të drejtë të kërkojë llogari. Vota është fuqia e tyre. Edhe presidenti një votë ka si gjithë të tjerët”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad