Gjobë 50 mijë euro ndaj një shtetasi, burg për 3 vëllezërit dibranë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën “arrest me burg” për tre vëllezërit dibranë arrestuar dy ditë më parë (6 gusht 2019), nën akuzën e gjobëvënies.

Policia njofton se vëllezërit Xhekson, Eurgen dhe Alert Tiniti janë arrestuar pasi i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një shtetasi. Ata e kërcënonin atë dhe familjarët e tij me jetë.

“Vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve”,- thotë policia.

Zjarr Tv Ad