Gjykata e Apelit nuk pranon ankimimin e LSI-së, e dërgon gjobën e pezulluar ndaj Erion Veliajt në Administrative

0
404
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit nuk pranon akimimin e bërë nga LSI, për shfuqizimin e gjobës së vendosur nga KQZ, për kryebashkiakun Erion Veliaj. Kolegji ka shpallur moskompetencë për këtë ankimim.

Kujtojmë se, kryebashkiaku Erion Veliaj është gjobitur nga KQZ me 825 mijë lekë të reja për aktivitetet e tij politike, të cilat sipas Kodit Zgjedhor konsiderohen të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve. Mirëpo, kjo gjobë u ankimua nga Veliaj dhe u pezullua.

LSI e ankimoi vendimin e KAS për shfuqizimin e gjobës në Gjykatën e Apelit. Kolegji Zgjedhor i kësaj gjykate që është mbledhur sot ka shpallur moskompetencë. Tashmë ankimimi i partisë së Monika Kryemadhit do shqyrtohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë.

Zjarr Tv Ad