Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtyhet në Gjykatën e Posaçme vendimi për ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Shkak u bë mungesa e dy prokurorëve të çështjes, Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa vetë i pandehuri Hekuran Marku ishte i pranishëm në gjyq.

Seanca e radhës u caktua me 4 nëntor në orën 12:00. Ndërkohë më herët GJKKO ka pranuar kërkesën e Markut për gjykim të shkurtuar. Ai u kap në Gjermani dhe u ekstradua pasi kërkohek nga autoritetet shqiptare në kuadër të operacionit ‘Shpirti’.

Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse Marku do të dënohet, i zbritet 1/3 e dënimit, ndërsa SPAK ka kërkuar 12 vite heqje lirie.

Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën.

Zjarr Tv Ad