Frida Krifca jep lajmin e mirë për fermerët e Elbasanit: Po ndërtojmë tregun në Farkë, si qeveri e përgjegjshme që jemi po përpiqemi…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca së bashku me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme kanë shkuar në Elbasan, aty ku dhe zhvilluan një takim me fermerët e kësaj zone.

Gjatë fjalës së saj, ministrja ka ndarë me fermerët një lajm të mirë. Ajo bëri me dije se qeveria së bashku me Bashkinë e Tiranës janë duke ndërtuar një treg të ri i cili do të jetë në zonën e Farkës.

Krifca theksoi se në këtë treg, i cili do të jetë gati brenda vitit mund të shkojnë 300 fermerë të Elbasanit dhe të shesin produktet e tyre

“Në bashkëpunim me bashkitë 5 tregje në të Gjithë Shqipërinë. Një  po e ngremë në Farkë dhe është treg për ju ku 300 fermerë të Elbasanit mund të dalin të shesin produktete e tyre.

Brenda vitit ai treg do të jetë i ngritur dhe do të ketë çmime më të ulëta dhe fermerët e Elbasanit do të jenë të mirëpritur ti çojnë aty produktet në një treg që është 1 milionë banorë, tregu më i madh që kemi. Kemi ndërmend të tregotjmë hapësirat ku ju të tregtoni produktet tuaja. Në këtë kuptim ju bëni gjithmonë gjënë e duhur”, tha Krifca në Elbasan.

Më tej ministrja solli rastin e Italisë ku fermerët për shkak të thatësirave kishin humbur një përqindje të konsiderueshme të prodhimtarisë së tyre, teksa theksoi se qeveria shqiptare po përpiqet që t’i sigurojë fermerëve stabilitet dhe sigurim.

“Në Itali ktëtë verë nga thatësira humbën 10% të prodhimit. Jemi të vetëdijshëëm për sfidat me të cilat ju ndesheni dhe përpiqemi si qeveri  përgjegjëse tju vijmë ndesh me politikat tona, në mënyrë që edhe të sigurojmë prodhimtari dhe stabilitet në sektor dhe ta moderojmë ata. Ne Elbasan gjatë 4 viteve të fundit janë bërë rreth 10 milionë euro në përmirësimin e pikave të grumbullimit”, shtoi ajo.

Zjarr Tv Ad