Aleanca për Teatrin protestë në protestë/ Budina: Rama ta nisë vettingun nga vetja, si i bëri sarajet në Surrel për të cilat gënjen vazhdimisht

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleanca për Teatrin ka zhvlluar sot një tjetër protestë në vendin ku më parë ka qenë e ndërtuar godina e Teatrit Kombëtar, e cila u shemb në 17 maj të 2020.

Ata e konsideruan si “vendin e krimit”. Në deklaratën e bërë për median, regjisori, Edmond Budina foli edhe për kërcënimin e kryeministrit Edi Rama për vetting ndaj pedagogëve.

Budina tha se Rama duhet ta niste së pari nga vetja, duke shpjeguar sesi ka ndërtuar banesën e tij në Surrel të cilësuar si “saraje” për shkak të përmasave madhështore.

“Ka kërcënuar pedagogët me vetting. Pse nuk e fillon nga vetja? Na shpjego si i ke bërë ato sarajet në Surrel. Ne emigracionin e kemi mbajtur në kurriz dhe nuk bëhej ato saraje me emigracion, njëherë na thua se ta ka bërë gruaja, njërherë tjetër me paratë e librit dhe pikturave. Mos të ka ikur mendja dhe nuk thua se e ke bërë me 20% të këtyre kullave që ngrihen këtu çdo ditë në Tiranë? Apo mos e ke bërë me paratë e inceneratorëve?”-tha Budina.

Zjarr Tv Ad