Gjykata iu njohu atyre drejtimin e PD-së, zbulohet lëvizja e Komisionit të Rithemelimit, a do të hyjnë në seli

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht vendimit të Gjykatës për të njohur Kuvendin e 11 Dhjetorit, si legjitim, duke reflektuar dhe ndryshimet statutore, Komisioni i Rithemelimit, ende nuk e ka në plan që të marrë selinë e PD.

Rreth orës, 14:00 Komisioni i Rithemelimit do të mblidhet në zyrën e deputetit Flamur Noka, e cila ndodhet në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku pritet të diskutohen dhe hapat e radhës që do të ndiqen.

Gjykata e Tiranës vendosi që të njihte statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit, i cili legjitimon si organ drejtues të PD-së Komisionin e Rithemelimit, deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës, i cili parashikohet në datën 30 Dhjetor.

Por vendimi i dhënë sot është pritur me rezerva nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se do ta apelojnë, dhe do të duhet të pritet një vendim në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Për Ivi Kason, Alibeaj, apo kushdo tjetër qoftë, nuk mund ta apelojë vendimin, sa kohë që nuk ka qenë palë e interesuar në proces. Pas dorëheqjes së Bashës, asgjë nuk ka ndryshuar në mesin e një grupi deputetësh, që kërkojnë edhe dorëheqjen e Berishës, në mënyrë që bashkimi të ndodhë.

Zjarr Tv Ad