Gjykata Kushtetuese RRËZON Metën: Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve i pabazuar

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë pretendimet e presidentit Ilir Meta gjatë seancës ku po shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e tij.

Këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj pretendoi se gjyqtarët janë në konflikt interesi dhe duhet të heqin dorë nga shqyrtimi i çështjes. Sipas tij, trupi gjykues duhet të tërhiqet pasi nuk garanton një shqyrtim të paanshëm.

Por Kushtetuesja deklaroi se asnjë gjyqtar nuk ka paraqitur kërkesë për dorëheqje. Teksa Dervishaj tha se kryetarja e Kushtetueses, Vitore Tusha duhet të dorëhiqet pasi i ka mbaruar mandati, gjykata vendosi se kjo kërkesë është e pabazuar në Kushtetutë.

Më tej, Kushtetuesja rrëzoi edhe pretendimet e Metës për hedhjen e shortit, duke thënë se ato janë çështje e pavarësisë së gjykatës. Presidenti Meta ka depozituar një procedim disiplinor ndaj anëtares së Kushtetueses, Fiona Papajorgji. Por gjykata tha se paraqitja e një ankese për procedim disiplinor nuk është shkak për përjashtim nga çështja.

Po ashtu u rrëzuan edhe kërkesat për anëtarët e Kushtetueses: Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo, Sonila Bejtja dhe Altin Binaj.

Zjarr Tv Ad